Goditën arbitrin me një kivi, klubi italian humb në tavolinë dhe gjobitet

Një ndeshje në ligat inferiore në Itali, Bargagli-Multedo, është ndërprerë pasi arbitri është goditur me një kivi.

Është e vërtetë dhe emri i frutit është shkruar edhe në raportin e zyrtarëve të ndeshjes, që në minutën e 54-t e ndërprenë.

Kivi është gjuajtur në drejtim të arbitrit nga një tifoz i skuadrës mike të Multedo, që është penalizuar me humbjen e ndeshjes në tavolinë.

Multedo ka marrë edhe një gjobë prej 100 eurosh dhe do të duhet të luajë një ndeshje pa tifozë.

Në komunikatën e bërë, thuhet se kivi, që peshonte 100 gramë, e goditi arbitrin në pulpën e këmbës.

Nga goditja arbitri nuk mund të vazhdonte lojën dhe ishte dërguar në spitalin poliklinik San Martini të Genova, ku u konfirmua një kontuzion në gjurin e majtë. / oversport.tv