Goditi Payet me shishe, tifozi i Lyon rrezikon 6 muaj burg

Një shishe e gjuajtur mbi kokën e Dimitri Payet anuloi ndeshjen mes Lyon dhe Marseille dhe më 8 dhjetor Komisioni i Disiplinës në FFP do të marrë vendimin final.

Tashmë ka të reja edhe në lidhje me 32-vjeccarin që goditi mesfushorin francez. Prokuroria ka kërkuar dënimin e tij, pas arrestimit.

6 muaj burg dhe 5 vite të mos futet në stadiume, kjo është kërkesa e organit të akuzës për tifozin që i ka sjellë goxha telashe skuadrës së Lyon, që ndaj Rennes në fundjavë do detyrohet të luajë me dyer të mbyllura. / oversport.tv