Goditja e parë e Lazios, arrin marrëveshjen për brazilianin e Shakhtar

Lazio është shumë pranë nënshkrimit të parë. Italianët kanë arritur marrëveshjen verbale me Shakhtar Donetsk për mesfushorin Marcos Antonio.

Braziliani, i cili këtë verë mbush 22 vjeç, luan në qendër të mesfushës dhe Lazio për të do të paguajë tek ukrainasit shumën e 8 milionë eurove.

Me bonuse kjo shifër mund të bëhet 10 milionë euro. Vetë Shakhtar e kishte blerë Marcos Antonio për 3.5 milionë euro te portugezët e Estoril Praia. / oversport.tv