Goditje tjetër për Kastriotin, Joan Çela mbyll sezonin prej dëmtimit të rëndë

Joan Çela, futbollisti i ri i Kastriotit, u dëmtua në ndeshjen kundër Teutës dhe kontrollet mjekësore tregojnë se sulmuesi ka këputur ligamentin.

Kështu Çela duhet të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale dhe do të duhet të qëndrojë të paktën 6 muaj dhe mund ta ketë mbyllur këtë sezon futbollistik.

“Mosha ime e re s’më lejon t’i humb shpresat, sepse kohën e kam përpara dhe momenti im do të vijë. Por më zhgënjen fakti që ndoshta për herë të parë që ju përkushtova këtij sporti 120 për qind, më hodhi poshtë.

Gjithsesi ju premtoj që do kthehem më i fortë se kurrë. Forca Kastrioti!”, shkruan Çela në rrjetet sociale. / oversport.tv