Gol dhe asist, Dejvi Bregu protagonist në fitoren me përmbysje të Boluspor

Dejvi Bregu ka qenë protagonisti kryesor në fitoren e Boluspor me përmbysje 3-1 përballë Keciorengucu në ligën e dytë turke.

Lojtari kuqezi shënoi golin e barazimit për skuadrën e tij në minutën e 51-të dhe më pas dha 2 asiste për shokët e skuadrës që shënuan edhe dy gola të tjerë në portën e kundërshtarëve.

Ky ishte goli i pestë sezonal për Bregun në Turqi. Pas këtij suksesi Boluspor i është afruar zonës së Play Off-it. / Oversport.tv