Falë nisjes së shkëlqyer të kampionatit, duke koleksionuar 4 fitore në 4 takime të luajtura, Napoli shijon i vetëm kreun e renditjes së Serie A. Pokeri i golave kundër Udinezes tregoi se skuadra e Spallettit është në formë shumë të mirë dhe tashmë ëndrrat për titull kanë filuar të prishin gjumin e tifozëve napoletanë.
Një nga protagonistët e ndeshjes ishte padyshim mbrojtësi shqiptar Amir Rrahmani, autor i golit të dytë të takimit. Në vlerësimet e prestigjiozet “Gazzetta dello Sport” mbrojtësi ka marrë notën 7, duke u vlerësuar si një nga më të mirët e kësaj ndeshjeje për Napolin.
“Ka fituar besimin e trajnerit, duke i zënë vendin në formacion Manolasit dhe ka shpërblyer besimin e tij duke shënuar edhe një gol”-shkruhej për paratitjen e Rrahmanit në ndeshjen kundër Udinezes. Notë më të lartë se kapiteni i Kosovës kanë marrë vetëm Koulibaly, më i miri i ndeshjes (nota 8) dhe Fabian Ruiz (nota 7.5). /Oversport.tv