Gola dhe asiste, Atalanta-Inter është edhe sfidë mes Pasalic dhe Calhanoglu

Mesfushorë me numra sulmuesish. Mario Pasalic: 8 gola dhe 5 asiste në kampionat dhe një gol në Champions. Hakan Calhanoglu: 6 gola dhe 7 asiste. Atalanta-Inter do të kalojë edhe nga këmbët e tyre. E përbashkëta? Kanë kaluar nga Milani.

Në verën e vitit 2017 në epokën e “gjërave formale” të Fassones dhe Mirabellit, turku erdhi në Itali si një nga blerjet më të mëdha të Jonghong Li, ndërsa kroati nuk u konfirmua. U “shkëmbyen” me njëri-tjetrin dhe në duelin e madh të Bergamos do të jetë një duel i vërtetë.

NDRYSHIMI – Eksperienca në kampin kuqezi për Pasalicin arriti majat në penalltinë vendimtare të Superkupës pas gabimit të Paulo Dybalës. Erdhi pa shumë bujë si zëvendësuesi i Montolivos në “kokën” e Vicenzo Montellës. Shënoi 5 gola në 24 ndeshje në kampionat, pastaj u largua si i huazuar.

Ishte koha për një aventurë të re, merkato ishte revolucionare. Calhanogu erdhi në Milano me pritshmëri shumë të arta. Luajti 172 ndeshje dhe shënoi 32 gola me fanellën kuqezi, por pastaj gjithçka u harrua pas golit në derbi dhe festës me fanellën zikaltër poshtë tifozëve të Milanit.

Super sezon- Me kalimin e kohës dhe rritjes së moshës (26 Pasalic) dhe 27 Calhanoglu, dy mesfushorët janë duke kaluar momentin më të mirë të karrierës. Gjithmonë janë akuzuar për mosvazhdimësi, edhe nga vetë tifozët e Milanit.

Tani janë pika referimi për dy skuadrat zikaltër. Kroati është sulmuesi i shtuar i skemës ofensive të Gian Piero Gasperinit duke u shndërruar në golashënuesin e dytë të “Dea”-s pas Zapatës. Calha nga ana tjetër është organizatori i shtuar i Inzaghit duke ndihmuar Brozovicin në nxjerrjen e topit.

Gjithashtu është një snajper në goditjet e dënimit dhe kornet. Kush e di se çfarë mund të kishin ndërtuar së bashku në skuadrën e Milanit. Por kjo nuk ndodhi. Tani i shijojnë Interi dhe Milani. Nesër në mbrëmje do të luhet shumë. Ndryshe nga vera e vitit 2017, këtë herë Hakan dhe Mario do të shohin njëri-tjetrin në sy. / oversport.tv