Gola shqiptarësh në Danimarkë e Zvicër! Muçolli fantastik, Gjasula e Qose asiste

Nga Çekia, në Gjermani, Danimarkë dhe Zvicër: Shqiptarë të shumtë që spikasin me skuadrat e tyre këtë të diel. Tre prej tyre kanë shënuar gola, ndërsa të tjera asistojnë.

Klaus Gjasula i është gëzuar fitores së Darmstadt kundër Schalke 04 me rezultatin 4-2 në transfertë dhe mesfushori i Shqipërisë ka asistuar në golin e dytë, shënuar nga Honsak, në minutën e 23-të të ndeshjes.

Protagonist me asist ka qenë edhe Kristi Qose në Çeki me ekipin e Karvina, në golin e barazimit 2-2 kundër Slovacko. Gol ka shënuar një element interesant për kombëtaren shqiptare.

Bëhet fjalë për mesfushorin Arbnor Muccolli, pjesë e rëndësishme e Shqipërisë U21 më parë, i cili ka realizuar golin e parë në triumfin 3-1 që Velje mori kundër Sonderjuske, rival direkt për mbijetesë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arbnor Mucolli (@arbnormucolli)

Në Zvicër kanë shënuar gola dy shqiptarë, në duelin Servette-Zurich. Miqtë fituan 2-1 dhe tani janë një pikë larg nga Baseli i vendit të parë. Mirlind Kryeziu shënoi golin e dytë për Zurich, kurse Kastrioti Imeri i ngushtoi shifrat në pjesën e dytë por nuk ia doli të festonte në fund. / oversport.tv