Golden State ndal Phoenix, Lakers humbasin derbin kundër Clippers

Është ndalur në 18 numri i fitoreve radhazi të Phoenix në kampionat: është Golden State skuadra që ndërpret këtë seri rezultatesh dhe falë suksesit 118-96 rikthehet në krye të Konferencës së Perëndimit.

Pavarësisht 50 pikëve të dyshes James-Davis, Lakers humbasin derbin kundër Clippers. Brooklyn mposht Minnesotan falë koshit vendimtar të Durant. Fitojnë edhe Philadelphia, Utah dhe Miami.

GOLDEN STATE WARRIORS-PHOENIX SUNS 118-96

Golden State mposht Phoenix dhe i ndërpret serinë e 18 fitoreve. Një sukses që vjen veçanërisht falë mbrojtjes dhe 23 pikëve të Steph Curry. Në sukses kontribuojnë edhe Andreë Wiggins dhe Gary Payton me nga 19 pikë secili. Deandre Ayton realizon 23 pikë për Suns-at, ndërsa Chris Paul nuk ka qenë në ditën e tij më të mirë.

LOS ANGELES LAKERS-LOS ANGELES CLIPPERS 115-119

Derbi i Los Angeles vendoset në minutat e fundit nga gabimet e Lakers si dhe nga saktësia e Luke Kennard, që realizon 2 trepikësha vendimtar në 72 sekondat e fundit të ndeshjes, dhe Marcus Morris, që shënon një trepikësh 7.6 sekonda ka fundi. Pikërisht këta të dy (Kennard- Morris) kanë qenë më të mirët e sfidës për Clippers. Nuk mjaftojnë 27 pikët e Anthony Davis dhe 23 pikët e LeBron James, që Lakers të evitojnë humbjen përballë rivalëve të qytetit.

BROOKLYN NETS-MINNESOTA TIMBERWOLVES 110-105

Brooklyn konfirmohet si skuadra më e mirë e Konferencës së Lindjes, pasi ka mposhtur Minnesotan falë koshit të shënuar nga Kevin Durant 11 sekonda nga përfundimi i takimit. 30 pikë dhe 10 rebounde për “lojtarin e muajit”, të cilave iu shtohen edhe 23 pikë të Patty Mills. James Harden zhvillon një ndeshje të mirë dhe shënon 20 pikë. Nets-at marrin fitoren e 6-të në shtatë ndeshjet e fundit që kanë zhvilluar në kampionat. D’Angelo Russell shënon 21 pikë për Timberëolves, por nuk mjaftojnë që të çojnë skuadrën drejt suksesit.

Ndeshjet e tjera të NBA:

ATLANTA HAWKS-PHILADELPHIA 76ERS 96-98

UTAH JAZZ-BOSTON CELTICS 137-130

INDIANA PACERS-MIAMI HEAT 104-113

WASHINGTON WIZARDS-CLEVELAND CAVALIERS 101-116

HOUSTON ROCKETS-ORLANDO MAGIC 118-116

DALLAS MAVERICKS-NEW ORLEANS PELICANS 91-107