Golden State tregon forcën ndaj Chicago Bulls, ndalet ecuria pozitive e Memphis

Golden State Warriors kanë treguar forcën e tyre pas humbjes pasi mposhtën në transfertë Chicago Bulls me rezultatin e thellë 138-96. Kur të gjithë prisnin nga Steph Curry në një ndeshje kaq të rëndësishme, ishte Kuminga ai që shpërtheu duke shënuar 25 pikë personale.

Ndërkohë që fitore ka arritur edhe Phoenix Suns ndaj Indiana Pacers me rezultatin 112-94. Booker ishte i pandalshëm në këtë takim duke shënuar 35 pikë i vetë. Ndeshje e mirë edhe për shokun tjetër të ekipit, Ayton që shënoi 27 pikë.

Memphis Grizzlies janë ndaluar pas 11 fitoresh rresht. Këta të fundit u mposhtën në shtëpi nga Dallas Mavericks me rezultatin 112-85. Triple double për Luka Doncic që shënoi 27 pikë, 10 asiste dhe 12 rebound.

Në ndeshje të tjera, Cleveland Cavaliers mposhtën me rezultatin 114-109 San Antonio Spurs. Bie në shtëpi Charlotte Hornets pas një ecurie pozitive, pasi u mposht nga Orlando Magic 116-109.

Philadelphia 76ers mposhti 111-99 Boston Celtics, ndërkohë që fitore edhe për Miami Heat kundër Atlanta Hawks, Detroit Pistons kundër Toronto Raptors dhe Sacramento Kings ndaj Houston Rockets. /oversport.tv