Goli çështje të huajsh në Superiore, shumicën i kemi “blerë” në verë

Nëntë gola të shënuar në Vllaznia-Dinamo, dueli me më shumë gola në pesë javët e para të kampionatit.

Shifrat na tregojnë që në Abissnet Superiore po shënojnë më shumë të huajt dhe pjesa më e madhe janë nga ata që janë “blerë” në merkaton e verës.

Dy shënuesit më të mirë deri më tani janë lojtarë të huaj. Njëri brazilian, Pedro Augusto i Egnatias, që ka shënuar 4 gola, një prej tyre me penallti, dhe tjetri malazez.

Dejan Zarubica ka të njëjtin numër golash, me aksione, sikurse ka bërë edhe Ante Aralica i Vllaznisë, autor i tre rrjetave të tundura.

Po kaq kanë realizuar edhe Edi Basa i Kukësit, Agim Ibraimi i Dinamos dhe Victor Da Silva i Vllaznisë. Këta dy të fundit po luajnë sezonin e dytë në Abissnet Superiore. / oversport.tv