Goli dhe paraqitja i vlerësohen, Grezda në formacionin e javës në Kroaci

Eros Grezda po rifiton formën, pas dëmtimeve që e kanë lënë për një kohë të gjatë jashtë fushave të blerta.

Anësori nga Gjakova është rikthyer të luajë dhe ka zënë rolin e titullarit te Sibenik. Në këto momente ai për këtë kishte nevojë më shumë.

Për minutat e dhëna ai po ia shpërblen klubit kroat, teksa në ndeshjen e fundit ka shënuar edhe gol kundër Rijeka.

Për Grezdën ishte goli i dytë në kampionat me skuadrën e re, ndërkohë që paraqitja e tij është vlerësuar me notën 7.7 nga Sofascore dhe është përfshirë në formacionin më të mirë të javës. / oversport.tv

Foto: HNK Sibenik, Facebook