Goli i Balajt nuk mjafton, Vllaznia fiton por eliminohet nga Conference League

Humbja 3-1 në ndeshjen e parë në Irlandën e Veriut rezulton fatale për Vllazninë. Shkodranët fitojnë 1-0 ndeshjen e kthimit në “Loro Boriçi”, por ky sukses nuk mjafton për tu kualifikuar në turin tjetër të Conference League.

Bekim Balaj zhbllokon sfidën në pjesën e dytë, duke rritur shpresat e shkodranëve për një përmbysje.

Por pavarësisht përpjekjeve, rezultati nuk ndryshon dhe kuqeblutë detyrohen të përfundojnë aventurën e tyre në Europë. / Oversport.tv