Goli i Mbappe, Shpërthen Vertonghen: Rregulli më i keq në futboll

Goli i Kylian Mbappe në finalen e Nations League kundër Spanjës ka hapur jo pak polemika. Midis lojtarëve që e konsiderojnë golin si të pa rregullt është edhe mbrojtësi i Benfica, Jan Vertonghen.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ish-mbrojtësi i Tottenham i doli në krah homologut të tij, Eric Garcia. Ai postoi një video të golit duke e komentuar si “rregulli më i keq i futbollit”.

Më parë edhe vetë mbrojtësi spanjoll, Garcia e konsideroi si të padrejtë vendimin e gjyqtarit. Ai kërkoi gjithashtu të ndryshohej rregulli. /oversport.tv