Goli i Muriqit nuk mjafton, Betis mposht Mallorcan dhe ngjitet në krye të LaLigas

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi ka gjetur rrugën e rrjetës në kampionatin spanjoll, por goli i shënuar prej tij nuk e ka shpëtuar Mallorcan nga humbja përballë Betisit.

Muriqi shënoi golin e barazimit të përkohshëm në pjesën e dytë, por miqtë realizuan sërish dhe fituan gjithë takimin 2-1. Betisi ka marrë pikë të plota në këto 2 javë të para të Laligas.

Më herët Osasuna mposhti në shtëpi 2-0 Cadiz. Vendasit shënuan nga një gol për çdo pjesë loje dhe pas këtij suksesi e shohin vetën në krye të renditjes në kuotën e 6 pikëve pas 2 ndeshjeve të luajtura. / Oversport.tv

Foto: Real Mallorca Twitter