Goli i Polonisë e bën të qajë, vogëlushi nga Presheva bëhet viral në internet

Shqipëria humbi kundër Polonisë dhe sigurisht tifozët e kombëtares sonë janë zhgënjyer dhe janë mërzitur.

Ka pasur nga ata që kanë derdhur edhe lot, edhe pse u kanë dhënë zemër duke u thënë “se janë edhe 10 minuta lojë”.

Një djalosh i vogël nga Presheva, i cili është bërë viral në internet, është filmuar duke qarë në momentin që Polonia shënoi golin në portën e Berishës.

Lotët e atij fëmije të pafajshëm tregon fuqinë e futbollist dhe sa e dashur është kombëtarja për këdo, pavarësisht moshës. / oversport.tv