Goli i Salah nuk mjafton, City fiton me përmbysje supersfidën ndaj Liverpool

Manchester City fiton me përmbysje 4-1 supersfidën ndaj Liverpool, që hapi javën e 29-të të kampionatit anglez. Miqtë zhbllokojnë ndeshjen me Salah, por vendasit reagojnë dhe arrijnë të barazojnë pas 10 minutash me Alvarez.

Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës dominon skuadra e Guardiolës, që arrin të shënojë edhe 3 gola të tjerë në portën e Alisson. Kevin De Bruyne kalon City në avantazh, Gundogan shënon golin e tretë, ndërsa Jack Grealish plotëson pokerin e golave për vendasit.

Me këtë fitore Manchester City ngjitet në kuotën e 64 pikëve në klasifikim, 5 më pak se kryesuesit e Arsenal. Liverpool pëson një tjetër humbje, që konfirmon që ky nuk është viti i “të kuqve”, të cilët rrezikojnë seriozisht pjesëmarrjen në Champions sezonin e ardhshëm, pasi e shohin veten 7 pikë larg vendit të katërt në renditje. / Oversport.tv

Foto: Manchester City Twitter