Gomez: Futbolli ka evoluar, më parë një 33-vjeçar ishte gati për pension

Ish-lojtari i Atalantës që tani aktivizohet në radhët e Sevillas, Alejandro Gomez ka dhënë një intervistë të gjatë për prestigjiozen Marca. Ai u ndal te eksperienca e tij në LaLiga, si dhe për idhullin e tij Diego Maradona, i cili ka veshur gjithashtu fanellën e Sevillas.

“Nuk mund të ndihmojë skuadrën për shkak se jam i dëmtuar dhe është vërtetë e mërzitshme. Ky sezon ka qenë më i mirë se i kaluari, por mendoja se ishte vetëm çësthje kohe. Gjithmonë kam pasur besim tek aftësitë e mia dhe që kur kam filluar të ndihem më i rëndësishëm për ekipin, kam filluar gjithashtu të jem më i lirë në lojë”.

REAL MADRID- “Është një rivalitet i rëndësishëm dhe kërkojmë t’i japim një kënaqësi publikut tonë duke marrë parasysh se do të luajmë në shtëpi. Më pas duhet të kërkojmë të fitojmë edhe sepse duhet të qëndrojmë lart në tabelën e klasifikimit”.

MODRIC- “Për mua është një pikë referimi, sidomos tani që kam ndryshuar pozicion dhe luaj më pas. E ndjek me shumë vëmendje sepse është një fenomen dhe ia del të menaxhojë mirë energjitë dhe të luajë në nivele të larta”.

MOSHA- “Futbolli i sotëm ka evoluar. Para 15 vitesh, një 33-vjeçar ishte gati për t’u pensionuar, ndërsa sot shohim futbollistë 37 apo 38 vjeç që luajnë në nivele të larta. Por përtej kurës fizike, vlen më shumë mendja, sepse është ajo që e komandon trupin”.

MARADONA- “Për mua ka qenë gjithmonë një ëndërr të luaja me një fanellë që e ka veshur edhe Diego më parë. Të vija te Sevilla ka qenë një ëndërr, pasi ne në Argjentinë e shikojmë këtë klub dhe Napolin si skuadrat ku ai ka luajtur me pasion dhe dashuri”. /oversport.tv

Foto: Sevilla FC, Facebook