Gonzalez sërish pozitiv me Covid, sa pak alternativa në sulm për Fiorentinën

Gonzalez ka rezultuar sërish pozitiv me Covid 19, ndërsa Kokorin është i dëmtuar prej thuajse një muaji: i vetmi sulmues në dispozicion të trajnerit Vincenzo Italiano është Dusan Vlahovic.

Kundër Spezias dhe Lazios trajneri i Fiorentinës mori në pankinë dy të rinj me të ardhme si Egharevba dhe Toci, por është e qartë se në një ndeshje kaq të rëndësishme si ajo kundër Juventusit, nuk mund të pritet kthesa nga dy 18-vjeçarë.

Duket se skuadra “vjollcë” ka nevojë për përforcime në repartin e avancuar, që në merkaton e janarit. Emrat në bllokun e Prades janë gati: Belotti, Borja Mayoral, Cabral dhe Origi janë sulmuesit që pëlqehen nga drejtuesit e Fiorentinës.

Vlahovic do të largohet nga skuadra, por për momentin duhet ti besohet sulmuesit serb, që deri më tani nuk ka zhgënjyer. / oversport.tv