Goretzka dhe Kimmich për t’u vlerësuar, bëjnë gjestin e madh në Gjermani

Dy mesfushorët e qendrës së Bayernit dhe Gjermanisë, Leon Goretzka dhe Joshua Kimmich kanë treguar që përveç futbollistë të mëdhenj janë dhe njerëz të mëdhenj. Ata kanë bërë një donacion të konsiderueshëm për luftën ndaj COVID 19.

Të dy lojtarët gjerman janë bërë pjesë e një fushate globale vaksinimi kundër COVID 19 të organizuar nga UNICEF. Ata kanë dhuruar 500 mijë Euro kundrejt kësaj fushate.

Në Mars 2020 Goretzka dhe Kimmich lançuan fushatën e tyre ku lojtarët së bashku me futbollistë të mirënjohur dhuruan miliona Euro kundrejt spitaleve, azileve të pleqve etj. Nga ajo fushatë u mblodhën 6 milionë Euro.

Tani ata dhurojnë dhe 500 mijë Euro të tjera për këtë fushatë vaksinimi kundrejt COVID 19. Ky dhurim mbulon kostot e transporteve dhe logjistikës për vaksinimin e rreth 132 mijë njerëzve.

Goretzka deklaroi për këtë iniciativë: “Pandemia është një luftë globale. Si Gjermani ne jemi më mirë të pajisur ndaj luftës kundrejt pandemisë dhe falë vaksinimit sesa disa vende të tjera të varfëra. Për këtë arsye unë dhe Joshua vendosëm të bashkoheshim me këtë nismë”.

Ndërsa Joshua deklaroi: “Kjo nismë është shumë e rëndësishme sidomos në këtë periudhë që jetojmë. Ne jemi shumë të lumtur që mund të mbështesin këto nisma dhe të japim ndihmën tonë kundrejt kësaj lufte”. / oversport.tv