Ndeshja mes Atalantës dhe Young Boys kishte vetëm 11 minuta që kishte filluar, por Robin Gosens duhet të linte menjëherë fushën e lojës.
Anësori gjerman, pas një aksioni u shtri në tokë për shkak të një dëmtimi në këmbë. Pas disa minutash, Gosens u largua nga fusha e blertë me lot në sy.
Dëmtimi duhet të jetë i rëndë, pasi dukej qartë mërzitja në fytyrën e lojtarit. Sipas të dhënave paraprake, flitet për një tërheqje. Në orën në vazhdim do të kryhen analizat specifike për të kuptuar se sa i rëndë është dëmtimi i gjermanit.
Të dielën në mbrëmje në orën 20.45, Atalanta do të luajë kundër Milanit të Piolit në stadiumin “Gewiss”. Me shumë mundësi, tekniku Gasperini duhet të bëjë pa ndihmën e Robin Gosens në sfidën kundër kuqezinjve. / Oversport.tv