Grabitet në mes të ditës lojtari i Lazios, tre persona i marrin Rolex-in prej ari

Toma Basic, mesfushori i transferuar nga Adrian Aliaj te Lazio në verë, ka rënë pre e një grabitjeje mesditën e sotme.

Ansa ka raportuar se kroati është kërcënuar me armë nga tre persona, që i kanë marrë atij orën Rolex prej ari.

Basic ka bërë kallëzim në polici për personat që ai nuk i njihte. Hetimet kanë nisur për të zbuluar autorët e këtij krimi. / oversport.tv