“Gran Gol” zbarkon në “San Siro”, sjell live emocionet e supersfidës Milan-Juventus

Do të rikthehet në fundjavë kampionati italian i futbollit, që do të sjellë përballje shumë interesante në ekranin e Oversport dhe Tibo.

Serie A nis të shtunën në Oversport me sfidën Sassuolo-Inter. Në orën 18:00 do të luhet superndeshja e javës së 9-të të kampionatit italian, përballja mes dy rivalëve të vjetër Milanit dhe Juventusit.

Oversport do të zbarkojë në “San Siro” për të sjellë sa më pranë shikuesve këtë superndeshje. Në orën 17:30 do të startojë emisioni “Gran Gol”, që do të sjellë live nga stadiumi emocionet e kësaj sfide, por nuk do të mungojnë as intervistat me protagonistët e takimit.

E shtuna mbyllet me takimin Bologna-Sampdoria. Të dielën do të luhen 6 takime të Serie A. Dita do të nisë me takimin Torino-Empoli dhe do të mbyllet me sfidën Roma-Lecce.

Kjo javë e kampionatit do të mbyllet të hënën në mbrëmje me një tjetër ndeshje të madhe, përballjen Fiorentina-Lazio. / Oversport.tv