Granada e befasoi në fillim, Araujo i shpëton nderin Barcelonës

Barcelona zhgënjen në shtëpi kundër Granada. Katalanasit kanë barazuar me rezultatin 1-1 dhe nuk kanë mundur të ruajnë dot hapin e Real Madrid, që mbrëmjen e djeshme mposhti skuadrën e Valencia me përmbysje.

Barcelona u befasua që në minutën e dytë të ndeshjes, pasi Duarte i Granada shënoi me një goditje me kokë. Skuadra e Koeman nuk mund të pajtohej me këtë rezultat dhe në fundin e pjesës së parë iu afruan shumë golit.

Mbrojtësi Araujo goditi fortë me kokë, por portieri i skuadrës mike nuk lejoi topin të shkonte në rrjetë. Pjesa e parë u mbyll 0-1, ndërkohë që Barcelona po mundohej me të gjitha mënyrat për të shënuar.

Araujo pati një rast tjetër, sikurse edhe Depay. Luuk De Jong gjithashtu iu afrua shumë golit, por pak metra me portën e çoi topin jashtë. Në minutën e 90-të Barcelona arriti të barazonte me Araujo, i cili nuk fali me një goditje me kokë brenda zonës.

1-1 dhe katalanasit u munduan ta përmbysin rezultatin në minutat shtesë, por pa sukses. Barcelona u ndal në barazim në shtëpi, që pa asnjë diskutim është një rezultat shumë zhgënjyes.

LALIGA – JAVA 5

Barcelona-Granada 1-1
Shënues:
Araujo 90’ / Duarte 2’

/ oversport.tv