Gravina: Do të hedhim kandidaturën për të organizuar “Euro 2028”

“Hapi vendimtar për Kampionatin Evropian 2028 është marsi. Para ekzekutivit të UEFA-s më 20 mars, ne do të prezantojmë kandidaturën tonë, e cila është gjithashtu e hapur për vitin 2032. Do të vlerësojmë një nga dy opsionet”.

Këto janë fjalët e presidentit të federatës Italiane, Gabriele Gravina, në konferencën për shtyp pas këshillit federal. Ai foli kështu për kandidaturën që Italia do të hedhë për të marrë përsipër organizimin e Euro 2028 ose 2032.

“Ne do ta bëjmë në mënyrë serioze dhe të menduar – shtoi numri një i futbollit italian – edhe sepse ka rinovime shumë themelore të infrastrukturës brenda atyre viteve. Për shembull, Firence, Cagliari, Bolonja dhe Bari do të jenë me impiante të reja”.

Për Kupën e Botës çdo dy vjet, megjithatë, Gravina është i qartë: “Unë i përmbahem fjalëve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, dhe ata besojnë se është dëm i pariparueshëm për botën e futbollit”. /oversport.tv