Gravina: Ronaldo i bëri mirë kampionatit italian, por jo Juventusit

Presidenti i Federatës Italiane të futbollit Gabriele Gravina ka folur për emisionin “Tiki Taka” në “Italia 1”. Ai u ndal mbi blerjen e Ronaldos nga Juventusi, kandidatët për të fituar kampionatin italian, si dhe tek arbitri Orsato që ka patur kritika të shumta pas arbitrimit të ndeshjes Juventus-Roma.

Ronaldo- “Sipas filozofisë sime nuk ishte një lëvizje e mirë për “Zonjën e vjetër”. Ai i bëri mirë futbollit italian, por mendoj se nuk ishte një operacion i mirë për Juventusin”.

Scudetto- “Në këtë moment aksi Milan-Napoli duket i pajisur mirë. Pastaj në futboll ka gjithmonë surpriza, ne jemi duke pritur që Atalanta të rimëkëmbet, por do të jetë një kampionat i bukur”.

Orsato- “Unë gjithmonë do t’i mbroj gjyqtarët sepse është një punë shumë e vështirë dhe shumë e komplikuar”. /oversport.tv