Akuzat për sulm seksual një vit më parë, nuk i dhanë asnjëherë mundësinë për të treguar se sa vlen. Sulmuesi, Mason Greenwood ka menduar të ndërpresë marrëdhëniet me Manchester United në rast se rikthehet sërish në fushën e lojës.
Sipas “The Sun”, pasi u pezullua nga skuadra e “Djajve të kuq”, 21-vjeçari u ka thënë të afërmve të tij se nuk kishte ndërmend të luante përsëri për United. Kjo për shkak se Greenwood ndihej sikur klubi nuk i qëndroi pranë në momentin e tij të vështirë.
Fokusi i sulmuesit anglez tashmë është të vazhdojë karrierën e tij si futbollist në Kinë. Greenwood vazhdon të jetë jashtë fushave të lojës që prej janarit të vitit 2022. /oversport.tv