Greenwood gati për rikthimin në futboll, gjiganti italian pëlqen sulmuesin anglez

Prej më shumë se një viti, sulmuesi Mason Greenwood nuk është përfshirë aspak në botën e futbollit. 21-vjeçari u akuzua për një sulm seksual janarin e vitit 2022 dhe ishte nën hetim, por tashmë akuzat ndaj tij kanë rënë.

Greenwood është gati për t’u rikthyer të luajë sërish futboll, por jo tek Manchester United. Aventura e re që mund të presë sulmuesin është Serie A.

Sipas anglezes “The Sun”, Juventusi dëshiron të ketë në ekip yllin 21-vjeçar për sezonin e ardhshëm. Bardhezinjtë pretendojnë të arrijnë te Greenwood falë Paul Pogba, të cilin anglezi e ka pasur shok ekipi dhe mund ta bindë.

Megjithatë, nuk është vetëm Juventusi që dëshiron të firmosë me anglezin, por dhe Roma e Milan. /oversport.tv