Greqia gjen trajnerin e ri, i beson pankinën Gus Poyet

Gus Poyet do të jetë trajneri i ri i kombëtares greke të futbollit. Federata e futbollit e Greqisë ka njoftuar se ka arritur marrëveshjen me ish-mesfushorin uruguaian të Chelsea dhe Tottenham.

54-vjeçari do të zërë vendin e lënë bosh pas largimit të John van’t Schip, që dha dorëheqjen në nëntor, pasi nuk arriti që të kualifikojë Greqinë në Kupën e Botës.

Tekniku uruguaian ka firmosur deri në fund të vitit 2023 me mundësinë për të shtyrë bashkëpunimin edhe për 1 vit.

Poyet ka drejtuar skuadra të ndryshme në Kinë, Spanjë dhe Francë, si dhe Brighton dhe Sunderland në Angli dhe AEK-un në Greqi. / Oversport.tv