Grezda po rikthehet, shënon kundër Rijeka në humbjen e Sibenik

Eros Grezda po e rimerr veten. Anësori, i cili ka qenë edhe pjesë e kombëtares shqiptare, në janar u largua nga Osijek dhe po merr minuta te Sibenik.

Gjakovari është kthyer në një lojtar titullar dhe sot ai ka shënuar golin e dytë me skuadrën e re, kundër Osijek (KËTU MUND TË SHIKONI GOLAT E NDESHJES).

Grezda nuk fali brenda zone pas një topi që nuk u kontrollua dot nga portieri dhe nuk fali, duke shënuar golin që e përmbysi rezultatin për momentin në 2-1. Në fund Sibenik humbi 3-5. / oversport.tv