Blerja më e fundit e Atletico Madridit, Antoine Griezmann, është prezantuar në stadiumin “Wanda Metropolitano”.
Ish-sulmuesi i Barcelonës, që zhvilloi 102 ndeshje më klubin blaugrana dhe shënoi 35 gola, u prit nga shokët e tij të rinj dhe të vjetër tek skuadra “Colchoneros”. Francezi do të veshë fanellën me numrin 8, që deri më tani e mbante Saul, që tashmë është transferuar te Chelsea.
Griezmann ka dhënë edhe deklaratën e tij të parë si lojtar i Atletico Madrid: “Jam shumë i lumtur. Kam 10 ditë që nuk arrij të fle, sepse prisja këtë moment. Do të jap gjithçka në fushën e blertë. Shpresoj që së bashku mund të përjetojmë mbrëmje dhe pasditë magjike.
Ky është objektivi im. Kemi pasur një marrëdhënie shumë të mirë dhe dua që ta rikthej. Faktet do të flasin më shumë se fjalët, sepse do të jap maksimumin në çdo ndeshje.
E di që klubi bëri një sakrificë të madhe ekonomike për të më rikthyer dhe dua ti shpërblej. Rikthimi në shtëpi është gjëja më e bukur që më ka ndodhur këto vitet e fundit”. /Oversport.tv