Griezmann në historinë e Champions League, arsyeja është e çuditshme

Antoine Griezmann futet në historinë e Champions League me atë që ka bërë sonte në ndeshjen e Atletico Madrid kundër Liverpool.

Sulmuesi francez iu kundërpërgjigj anglezëve, që shënuan dy gola të shpejtë. Griezmann realizoi dy herë në portën e Liverpool dhe vendosi baraspeshën.

Nisja e pjesës së dytë solli befasinë, pasi kampioni i botës u ndëshkua me karton të kuq dhe bëhet i pari në historinë e Champions League që shënon dy herë dhe lë fushën e lojës për karton të kuq. / oversport.tv