Grumbullon para nga OnlyFans, Daniella Chavez kërkon të blejë një klub futbolli

Daniella Chavez ka nisur nga puna për të blerë skuadrën e futbollit O’Higgins në Kili. Bukuroshja 36-vjeçare është një ish-modele e Playboy, ndërsa tashmë është pjesë e OnlyFans.

Chavez e cila tregon shpesh format e saj perfekte, së fundmi ka shprehur dëshirën për të blerë klubin në Kili. “Kur të grumbulloj paratë e nevojshme, do të ulem në tavolinë për të diskutuar me pronarët e klubit”, ishin fjalët e Chavez.

Deri tani 36-vjeçarja ka grumbulluar 8 milionë euro nga postimet e saj në OnlyFans. /oversport.tv