Grupet e Champions League, rikthehet volejbolli në Oversport

Champions League e volejbollit rikthehet përsëri në parket pas pauzës së fundvitit por edhe atje Covid-19 është bërë pengesë duke anuluar disa ballafaqime. Ndërsa luhen ndeshjet e tretë në grupe, kompeticioni më i rëndësishëm evropian në rang klubesh ka projektuar deri diku skuadrat të cilat janë pranë kualifikimit në fazën e tjetër.

Italianët e Perugias do të kërkojnë fitoren e tretë rradhazi në grupin E ndërsa përballen këtë të mërkurë në orë 17 me turiqt e Fenerbahce. Perugia, e cila kryeson me diferencë kampionatin italian të volejbollit mban gjithashtu vendin e parë në grupin e saj në Champions, me një setavarazh perfekt (6-0).

Gjithësesi ende nuk mund të quhet asgjë e mbyllur në grupin E atje ku ndodhet edhe një tjetër emër gjigant si Trentino, i cili pavarësisht se u mund pastër në ballafaqimin e parë direkt me Perugian, do të ketë mundësinë të hakmerret në duelin e kthimit.

Një tjetër duel spektakolar është edhe ai mes ekipit kampion në fuqi Kedzierzyn-Kozle dhe italianëve të tjerë Lube Civitanova në orën 18. Të gjithë spektaklin e Champions League në volejboll mund ta ndiqni nëpërmjet kanaleve të Oversport.

Java e tretë e meshkujve mbyllet të enjten me sfidat Ziraat Bankasi-Dinamo Moscow (17.00), Friedrichshafen – Jastrzebski (20.00), Trentino – Cannes (20.30). /oversport.tv