Guardiola: Fitore e rëndësishme, luajtëm dhe u mbrojtëm shumë mirë

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka komentuar fitoren 4-0 në transfertë përballë Leeds: “Vinim pas ndeshjes kundër Realit të Madridit dhe gjetëm një skuadër agresive përballë, por luajtëm shumë mirë. Pas golit të dytë e kishim në kontroll ndeshjen dhe mund të shënonim edhe shumë gola të tjerë.

Ishte një rezultat shumë i rëndësishëm për ne. Gabimi i Cancelo? Mendova që është diçka që është pjesë e futbollit. përveçse luajtëm me cilësi, u mbrojtëm shumë mirë. Duam që të luajmë deri në fund mundësinë për të fituar kampionatin”, ka thënë Guardiola.

Pas këtij suksesi Manchester City ka rimarrë kreun e renditjes së Premier League, duke ruajtur avantazhin e 1 pike ndaj Liverpool të vendit të dytë. / Oversport.tv

Foto: Manchester City Twitter