Guardiola flet për të ardhmen: Mos u shqetësoni, nuk do të bëhem si Ferguson

Pep Guardiola mund të largohet në një të ardhme të afërt nga Manchester City. Tekniku spanjoll u ndal në prag të sfidës kundër Sporting në Champions League për të dhënë konferencën e tij të zakonshme për shtyp.

Midis pyetjeve të ndryshme, ai u pyet edhe për të ardhmen e tij. Më konkretisht, ai u pyet nëse do të donte të qëndronte te Manchester City edhe për të paktën 10 vitet e ardhshme. Ndërkohë që përgjigja e tij ishte e qartë.

“Unë nuk do të bëhem si Sir Alex Ferguson, mos u shqetësoni. Kjo harmoni që kemi ndihmon. Në 20 ndeshjet e fundit ne kemi fituar 18 dhe kemi humbur një.

Unë i njoh të gjithë djemtë, në fund nëse fitojnë ose humbasim është diçka e rastësishme, asnjë nuk e di se çfarë do të ndodhë. E rëndësishme është të bëjmë më të mirën dhe deri më tani nuk jemi penduar”. /oversport.tv