Guardiola i mbyll derën Dani Olmos tek City: Nuk jemi të interesuar

Lajmet për një kalim të mundshëm të talentit spanjoll, Dani Olmo te Manchester City kanë pushtuar mediat kohët e fundit. Në Angli kalimi i tij është parë pothuajse i sigurt, ndërkohë që edhe në Gjermani konfirmohej kjo gjë.

Megjithatë, për të heshtur këto zëra ka menduar vetë trajneri i Manchester City, Pep Guardiola. Gjatë konferencës për shtyp në prag të sfidës ndaj Leipzig, ai ka mohuar gjithçka dhe ka thënë se nuk janë të interesuar për spanjollin.

“Ne nuk jemi të interesuar. E them këtë, por duhet theksuar se ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Unë e admiroj faktin që ai pati guximin të largohej nga Barcelona për të shkuar në Kroaci dhe për të treguar talentin e tij”, tha Pep në fjalën e tij. /oversport.tv