Guardiola: Nuk bën dot më shumë ndaj Liverpool, asnjë peng për rastet

Manchester City mund të kishte fituar në fund ndaj Liverpool, por Mahrez humbi dy raste shumë të mira shënimi. Në fund dueli përfundoi 2-2 dhe trajneri Pep Guardiola foli për BBC MOTD.

“E patë vetë, përballë kundër një ekipi të tillë është e pamundur të bësh më shumë. Duhet t’i luash ndeshje të tilla. Jemi ende në krye të tabelës, por e kemi atë ndjenjën që humbëm një mundësi për ta vulosur. Gjithsesi kanë mbetur edhe shumë ndeshje”.

“Normalisht trajner je edhe për këtë lloj ndeshjesh, ndaj një ekip me sulmuesi shumë të fortë që janë të jashtëzakonshëm. Ne patëm guxim dhe krijuam shanse, veçanërisht në minutën e fundit… U mbrojtëm jashtëzakonisht mirë dhe krijuam disa raste. Le të shohim përpara”.

“Rastet e humbura? Nuk kam asnjë peng. Ata mund të humbasin çfarë të duan. Ishte pozitive. Është futboll dhe mund të ndodhë. Do të pushojmë pak dhe do të përgatitemi për Champions League”, u shpreh në fund trajneri Guardiola. / oversport.tv

Foto: Manchester City, Facebook