Guardiola: Silva nuk do ta fitojë kurrë “Topin e Artë” sepse nuk shënon shumë

Ish-mesfushori brazilian, Ze Roberto tha gjatë një interviste se Bernardo Silva meriton të fitojë “Topin e Artë”. Këtë gjë nuk ka qëndruar pa e komentuar edhe trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola. Gjatë një interviste për Sky Sports tekniku spanjoll mendon se Silva nuk do ta fitojë kurrë “Topin e Artë” për shkak se nuk shënon shumë gola.

“Jam i lumtur që Zé Roberto tha diçka të tillë, sepse ai ishte një nga lojtarët e mi të preferuar kur luante në Gjermani. Ishte një lojtar cilësor edhe në moshën 40-vjeçare. Nuk e di nëse Bernardo Silva është futbollisti më i mirë në botë dhe nuk më intereson. Gjithçka që shoh është një djalë tepër i mirë.

Është kënaqësi të punosh me të, si në nivel sulmues ashtu edhe në atë mbrojtës, ai me të vërtetë di të bëjë gjithçka.

Topi i Artë? Unë mendoj se ai nuk do ta fitojë kurrë, sepse për ta bërë këtë nuk duhet vetëm të fitosh, por edhe të shënosh shumë gola dhe të jesh aktiv në rrjetet sociale dhe këto nuk janë cilësi që ka Bernardo.

Nëse kjo ndodh një ditë, do të isha i kënaqur, për të si për çdo lojtar tjetër të Cityt që merr çmimin në shtëpi. Për mua, si trajner, ai mund të bëjë gjithçka”. /oversport.tv

Foto: Manchester City Facebook