Guardiola: S’ka mbaruar, edhe pse fituam 5-0! Të mos lejojmë ndonjë marrëzi

“Ne luajtëm një ndeshje të pabesueshme në ndeshjen e parë, duke fituar 5-0, por akoma nuk ka mbaruar”, kështu u shpreh Pep Guardiola mes të tjerash, në konferencën për shtyp para ndeshjes së kthimit në Champions League kundër Sporting Lisbone. Trajneri spanjoll ka folur edhe për tema të tjera, duke kaluar në “sitë” edhe emra të përveçëm në skuadrën e tij.

“Zinchenko? Është një moment i vështirë, por mendoj se ai do të jetë gati në raste se duhet të luajë. Kemi vetëm 14 lojtarë në dispozicion. Kemi disa probleme, pasi ka të dëmtuar dhe të pezulluar për këtë ndeshje”, u shpreh fillimisht trajner Guardiola.

“Fitoret e skuadrave angleze? Manchester United mori një rezultat të shkëlqyeshëm kundër Atletico Madrid, Chelsea bëri një punë të jashtëzakonshme ndaj Lille. Duhet të jemi të kujdesshëm. Është e vërtetë që fituam 5-0 në ndeshjen e parë, por nuk duhet lejojmë të ndodhë ndonjë marrëzi. Lojtarët e Sporting do të vijnë këtu me krenarinë e tyre. Ne gjithsesi do të përpiqemi ta fitojmë edhe këtë ndeshje”, shtoi spanjolli.

“Pezullimi i Kyle Walker? Ai bëri një budallallëk dhe e meriton dënimin. Jam ende i zemëruar me të, ai e di shumë mirë. Klubi ka bërë një apelim, por unë nuk jam dakord. Shpresoj se mund t’i bëhet mësim për të ardhmen. Kush e zëvendëson? Nuk e di, duhet ta mendoj. Më ndihmoni! Ndoshta Fernandinho? Të shohim pas stërvitjes. Kemi edhe disa të rinj nga akademia, ndoshta luan ndonjë prej tyre”, deklaroi Pep.

“Rinovimi i Fernandinho edhe për një vit? Do të doja të ndodhte. Jam shumë i lumtur që e kam pjesë të skuadrës. Ai është një kapiten dhe një lojtar i jashtëzakonshëm. Do të vendosim në fund të sezonit për të ardhmen e tij”, përfundoi Pep Guardiola deklaratën e tij. / oversport.tv