Gundogan: Nuk ka vend më të mirë për mua se Manceshter City

“Nuk mendoj se ka vend më të mirë për mua se City”. I intervistuar nga Kicker.de, Ilkay Gundogan shpjegoi qartësisht se nuk sheh të ardhme në një klub tjetër për momentin.

“Sigurisht që ndonjëherë dua ta di se në çfarë pozicioni loz, por kërkoj gjithmonë të përshtatem me kërkesat që ka trajneri. Nuk them kurrë se nuk do të luaj në atë pozicion ose të luaj në këtë mënyrë loje.

Përpiqem të luaj i qetë në çfarëdo pozicioni që trajneri më kërkon. Kjo vjen edhe sepse trajneri i ka idetë e qarta dhe unë e di se mund të zhvilloj paraqitje të mira javë pas jave”. /oversport.tv

Foto: Manchester City, Facebook