Shkëndija e Tetovës vazhdon të ngjitet në renditje, pas fitores së sotme kundër Borec me rezultatin 3-0. Kampionët e Maqedonisë së Veriut shënuan që në fillim me Doriev, ndërsa më pas gjeti rrugën e rrjetës dy herë edhe Sindrit Guri.
Shkodrani rikthehet te goli pas më shumë se dy vitesh. Ish-lojtari i Kukësit kishte realizuar për herë të fundit në gusht 2019, po dygolësh, kundër Cercle Brugge me fanellën e Oostende.
Sa u takon ekipeve të tjera shqiptare, nuk ka qenë ditë e mirë për Strugën që u mposht në transfertë nga Bregalnica, kurse Renova barazoi me Makedonija GP dhe për momentin ka marrë vendin e parë në pritje të duelit mes Shkupit dhe Rabotnickit, që luhet nesër.
LIGA 1 MAQEDONI E VERIUT – JAVA 9
Bregalnica-Struga 1-0
Skopje-Akademija Pandev 0-0
Makedonija GP-Renova 1-1
Shënues: Adem (pen.) 87’ / Serafimovksi 56’
Pelister-Tikves 0-0
Shkëndija-Borec 3-0
Shënues: Doriev 5’, Guri (pen.) 12’, 39’
/ oversport.tv