Gurishta: Nuk jemi Vllaznia e vjetshme, edhe Tirana ka vuajtur me të “voglat”

Kapiteni i Vllaznia, Erdenis Gurishta, në prag të ndeshjes me Kastriotin doli para mediave dhe foli për vështirësinë e kampionatit. Mbrojtësi i krahut të djathtë e pranon se nuk janë në lartësinë e sezonit të shkuar dhe thekson se ndaj krutanëve duhet të marrin vetëm tre pikët.

“Normalisht që është kundërshtar i vështirë. Ky kampionat ka treguar se nuk ka kundërshtarë të lehtë. Po të marrim një shembull konkret, Tirana e vendit të parë që ka bërë një fazë të parë thuajse perfekte, pikët e i ka lënë kundër Kastrioti dhe Egnatias. Të gjitha ndeshjet me rivalët për titull i ka fituar. Ky kampionat tregon që nuk ka ekipe të lehta. Ndeshja e nesërme duhet marrë seriozisht dhe të fitohet patjetër”.

“Pushimi erdhi në momentin e duhur, sepse vinim nga një periudhë me rezultate jo të mira. Besoj se na ka vlejtur, të gjithë kemi reflektuar dhe kemi kuptuar gabimet. Besoj se jemi të motivuar shumë për nesër. Pushimi na erdhi në ndihmë dhe kjo u reflektua edhe në ndeshjen e Kupës, që shënuam 6 gola. Lojtarët janë të motivuar për të marrë maksimumin kundër Kastriotit”.

“Diferenca e pikëve me vjet e madhe? E vërtetë, por di të them që jemi të vetëdijshëm që ekipi ka shumë cilësi për të dalë nga kjo situatë. Jam i sigurt që shumë shpejt do të vijnë rezultatet pozitive të Vllaznisë. Besoj se do kthehemi shumë shpejt aty të gjithë tifozët e dëshirojnë”.

“Kalendari? Në pesë ndeshjet e radhës, 4 i kemi në Shkodër. Gjithsesi unë e them se çdo ndeshje, si në Shkodër si jashtë, ne futemi në fushë për të marrë maksimumin. Kjo është diçka pozitive dhe shpresojmë të kemi edhe përkrahjen e tifozëve. Do bëjmë më të mirën tonë që të marrim maksimumin e pikëve, duke filluar që nesër kundër Kastriotit. Kjo është finalja jonë”.

“Tifozët mund të jenë mërzitur dhe me të drejtë, pasi kanë pritur shumë prej nesh, por ato që kanë kaluar nuk kthehen më. Tifozët duhet t’i japin ekipit kurajo edhe në momente të këqija dhe besoj se ne kemi nevojë për ta. Shumë shpejt Vllaznia do kthehet aty ku të gjithë e dëshirojmë.

Vllaznia nuk është e sezonit të kaluar për momentin. Kur nuk është e sezonit të kaluar, normalisht që shfaqen probleme edhe të lojtarëve të caktuar. Kam pasur një dëmtim në fillim të kampionatit dhe besoj se e kam kaluar tani. Dita ditës po rikthehem tek ai Gurishta e sezonit të kaluar. E rëndësishme është Vllaznia të kthehet e sezonit të kaluar, e jo Gurishta”. / oversport. tv