Gvozdenoviç: Një test i mirë, objektivi i Skënderbeut është fitimi i kampionatit

Trajneri i Skënderbeut Ivan Gvozdenoviç ka folur për Oversport pas humbjes në minutat e fundit përballë Egnatias në Kupën e Shqipërisë.

“Keqardhje për golin në fund? I tillë është futbolli, por Egnatia është një skuadër e fortë. Ishte një test i mirë për ne dhe jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës. Një test që do të na shërbejë për vazhdimësinë në kampionat.

Rikthimi në elitë është objektivi ynë kryesor. Presim edhe disa lojtarë të afrohen në merkato dhe besoj që do të bëjmë një skuadër cilësore. Mendoj që skuadra është gati për nisjen e kampionatit dhe arritjen e objektivave.

Skënderbeu kur luaje dhe ky që drejton? Ka diferenca mes skuadrës ku kam luajtur. Tani jam trajner dhe do të mundohemi që të rikthejmë Skënderbeun aty ku i takon”, ka thënë mes të tjerash Gvozdenoviç. / Oversport.tv