Haaland do 30 milionë €, Borussia Dortmund ka një plan për rinovimin

Erling Haaland pritet të jetë në qendër të vëmendjes këtë verë, pasi i aktivizohet klauzola e lirimit që kap shifrën e 75 milion eurove.

Norvegjezi është i qartë në kërkesën e tij dhe po tenton të sigurojë një kontratë me pagë neto 30 milion euro.

Borussia Dortmund për momentin nuk ia plotëson këtë kërkesë, por ka një plan për t’ia arritur këtij synimi.

Sipas Bild, zgjidhja është ndryshimi i sponsorit teknik që do t’i garantonte verdhezinjve të ardhura të rëndësishme për të nënshkruar kontratën e re me Haaland. / oversport.tv