Haaland e ka ndarë mendjen, Dortmund piketon pasuesin në Holandë

15 milion euro në sezon, dyfish më shumë se sa përfiton aktualisht, nuk kanë mjaftuar për ta bindur Erling Haaland dhe menaxherin e tij, Mino Raiola.

Borussia Dortmund ka tentuar ta mbajë edhe një sezon sulmuesin norvegjez, por këtë verë duhet të dorëzohet dhe të marrë në këmbim 75 milion euro sikurse është parashikuar në kontratë.

Haaland do të largohet dhe në klubin gjerman janë dorëzuar dhe kanë nisur menjëherë nga puna për të gjetur pasuesin e tij.

Adeyemi i Salzburg është një objektiv jo i lehtë, pasi ka shumë konkurrencë. Dortmund i ka hedhur sytë në Holandë dhe ka piketuar një sulmues të spikatur.

Bëhet fjalë për Sebastien Haller, i cili ka shënuar 5 gola në tetë ndeshje me Ajax këtë sezon.27-vjeccari ka shkëlqyer në të shkuarën me Eintracht Frankfurt në Bundesliga. / oversport.tv