Haaland e Lukaku në sulm? Tuchel i “trondit” rivalët me këtë deklaratë

Thomas Tuchel, trajneri i Chelsea, ka folur për Bild dhe mes të tjerash është ngacmuar edhe për një transferim të mundshëm të Erling Haaland në Londër.

Gjermani nuk fshihet dhe pret zhvillime në vazhdim. “Ne kemi folur për Haaland disa herë këtu te Chelsea. Dukej diccka e parealizueshme, jo reale. Sigurisht që ne flasim rregullisht për të”.

“Firmë me Haaland dhe Lukaku? Nuk e kam problem të flasim për këtë. Le të shohim se çfarë do të ndodhë në javët në vazhdim”, është shprehur Tuchel.

Haaland është nën kontratë me Borussia Dortmund dhe këtë verë mund të largohet prej verdhezinjve për shumën e 75 milion eurove, shifër më e vogël se ajo e tregut për sulmuesin. / oversport.tv