Haaland nuk ka rivalë në garën për “Këpucën e Artë”, Mbappe parakalon Osimhen

Erling Haaland është shumë pranë fitimit të “Këpucës së Artë”, trofeut që vlerëson golashënuesin më të mirë në të gjithë kampionatet europiane.

Sulmuesi i Manchester City ka shënuar deri tani 32 gola në Premier League, 8 më shumë se Harry Kane. Në shkallën më të ulët të podiumit qëndron Kylian Mbappe, që ka realizuar 22 gola në Ligue 1.

Victor Osimhen zbret në vendin e katërt në këtë renditje, pasi sulmuesi nigerian i Napolit është ndalur në kuotën e 21 golave në Serie A. Ja kush janë 10 golashënuesit më të mirë të Europës:

Erling Haaland (Manchester City)              64 pikë (32 gola që shumëzohen me koeficientin 2)

Harry Kane (Tottenham)                               48

Kylian Mbappé  (PSG)                                   44

Victor Osimhen (Napoli)                               42

Jonathan David (Lille)                                     42

Enner Valencia (Fenerbahce)                     40,5

Alexandre Lacazette (Lion)                          40

Ivan Toney (Brentford)                                 38

Amahl Pellegrino (Bodo/Glimt)                  37,5

Folarin Balogun (Reims)                                36