Pep Guardiola ka dhënë konferencën për shtyp përpara ndeshjes kundër Liverpool që do të luhet të dielën duke i thurrur elozhe rivalit të tij Jurgen Klopp.
Guardiola u shpreh se Klopp e ka përmirësuar atë dhe se ai është arsyeja pse është ende pjesë e trajningut. : “Ai më ndihmoi, ekipet e tij më ndihmuan të jem një trajner më i mirë. Ai më dha një nivel tjetër për të menduar mbi futbollin, për të provuar veten. Kjo është arsyeja pse unë jam ende në këtë biznes.”
Ai u ndal edhe tek prania e tifozëve në stadiume: “Jam i sigurt se lojtarët kënaqen më shumë duke luajtur me tifozët në Anfield sesa pa ata. Turma ndihmon, si në Paris, por kjo ndodh në stadiume të mëdha: në Gjermani në Dortmund, ose Atlético Madrid. Ndodh, jo shumë për frikësim. Megjithatë ne bëjmë lojën tonë me ose pa spektatorë ”.
Trajneri i qytetarëve u pyet edhe mbi humbjen në mesjavë ndaj PSG por Guardiola këmbënguli se ishte më i lumtur se kurrë me skuadrën e tij pavarësisht dështimit për të marrë pikë në atë ndeshje: “Jam shumë i kënaqur me mënyrën si kemi luajtur ndeshjet e fundit. Niveli dhe mënyra se si kemi luajtur është e mirë. Kjo është arsyeja pse unë jam më i lumtur se kurrë sepse është kaq e vështirë të luash ashtu. Ende kemi shumë detaje për të përmirësuar. / oversport.tv