Habit Guardiola: Ndeshja ndaj Brugge më e rëndësishme se ajo kundër United

Në prag të sfidës kundër Club Brugge është ndalur para mediave edhe trajneri i Manchester City, Pep Guardiola. Trajneri spanjoll komentoi mbi ndeshjen e nesërme, vështirësitë që po hasin në Premier League, si dhe tha se sfida e nesërme është me e rëndësishme se derbi kundër Manchester United që do të luhet të shtunën.

SFIDA NDAJ CLUB BRUGGE- “Kjo ndeshje është më e rëndësishme sesa ajo kundër Manchester United. Do të ishte një hap i jashtëzakonshëm drejt kualifikimit në 1/16 e Champions League. Nëse në Premier League ka shumë ndeshje, këtu janë vetëm gjashtë ndeshje, nga të cilat tre kanë mbetur.

Ndeshjet e treta dhe të katërta janë më të rëndësishmet dhe duhet t’i marrim seriozisht për të bërë një hap përpara në kualifikimin tonë. Do të jetë një ndeshje krejtësisht ndryshe nesër”.

PREMIER LEEAGUE- “Humbja e së shtunës ishte e vështirë, ne e dimë kalendarin dhe sa i ngjeshur është. Mendoj se po luajmë në një nivel të jashtëzakonshëm. Do të thosha se është një nga momentet më të mira që nga momenti që jam këtu.

Procesi që po bëjmë dhe mënyra si po luajmë është shumë e mirë, na duhen tashmë edhe rezultatet. Çdo sezon është më i vështirë se i vjetri. Gjithmonë ka më shumë pretendentë, ekipet janë më të mirë përgatitura, menaxherët janë të përmirësuar”.

Ai më pas u ndal edhe tek mungesat e mundshme për ekipin e tij: “Përveç Ferran Torres që ka një dëmtim afatgjatë, të gjithë të tjerët janë mirë”. /oversport.tv